në kërkim
SHBA shpall terroristin e radhës
Me rënien e Shtetit Islamik, Shtetet e Bashkuara shpallin kundërshtarin e radhës në të ashtuquajturin front kundër terrorizimit. Bëhet fjalë për Hamza Bin Laden, djalin e ish-kreut të Al Kaedës, për të cilin ka dyshime se ka nisur riorganizimin e celulës terroriste.
Për këdo që jep të dhëna për vendndodhjen e tij, Uashingtoni ka vendosur një shpërblim prej 1 milionë dollarësh, siç thuhet në njoftimin për shtyp të strukturave kundër terrorizmit të departamentit amerikan të shtetit.
Shpallet në kërkim administratorja e "Euroteam"
Mirela Topulli, gruaja që dhunoi fizikisht dhe kërcënoi gazetarin e emisioni investigativ "Stop" në Televizionin Klan, Genci Angjellari është shpallur në kërkim nga policia. Administratorja e “Euroteam”, reagoi brutalisht, pasi gazetari zbuloi se kompania që ajo drejtonte derdhte mbetje të rrezikshme spitalore në lumin Erzen. Kur gazetari kërkoi shpjegime, Topulli nis menjëherë kërcenimet përpara kameras, siç duket edhe në këto pamje të transmetuara nga emisioni Stop.