monumenti

"Duhen monumente për Dështimin"

Postuar në 09 Shkurt, 2016 22:56

Nëpërmjet artit të tij kërkon që të mbajë qëndrim ndaj fenomeneve social-politike. Kësaj radhe fenomeni që e ka ngacmuar është dështimi. Për këtë ka zgjedhur çështjen e Gërdecit, duke e konsideruar si më të gjeturën, ose si dështimin më të suksesshëm që ka ndodhur në historinë bashkëkohore shqiptare. Ai tregon se vendimi i Gjykatës së Lartë në vitin 2013, nuk e mori parasysh gjendjen ekonomike të banorëve të fshatit, që punonin në fabrikë, për demontimin e armëve, në kushte të mjerueshme.

Lef Nosi, Shuteriqi, Ben Blushi, marketingu i një libri dhe një letër e Mitrush Kutelit

Postuar në 31 Tetor, 2015 17:08

Ben Blushi ja doli edhe kësaj radhe të realizojë maksimumin e marketingut për librin e tij të ri: “Kandidati”. Pas promocionit normal që bëjnë shtëpitë  botuese dhe autori, të cilit në rastin konkret i hapen të gjitha dyert, vijohet edhe njëherë me teknikën e sensacionit. Që kur merr përgjigje e dyfishon kuriozitetin. Në fund, i fituar del autori që iu shit libri. Së fundmi bëri bujë deklarata e Blushit, huazuar nga libri i tij “Kandidati”, sipas të cilit busti i Lef Nosit që është në Elbasan duhet tërhequr zvarrë. Arsyeja? Ishte bashkëpunëtor i fashizmit.  “Ai u bë me pushtuesit.

Monumenti i shtetit të Nju Jorkut ngjyroset si djathi i verdhë amerikan

Postuar në 19 Tetor, 2015 07:58

Pavijoni i shtetit të Nju Jorkut, një relike gjysmë shekullore e Luftës së Vjetër në Flushing Meadows Corona Park, është në kërkim të një frymëmmarrjeje të freskët pas ngjyrosjes së një shtresë të re me bojë të verdhë, karakteristikë e ngjyrës së djathit amerikan. Ajo përfshiu piktorë profesionistë, të cilët u përkushtuan prej më shumë se 8000 orë dhe 1,600 litra bojë për të lyer rrethin e kësaj relikeje, thanë zyrtarët të enjten. Me dekada e lënë pa restauruar, ndryshkur nga boja, ky objekt historik mori një faqe të re në një platform 100 metra katrorë sipërfaqe.

Miqësi e pamundur mes rusëve dhe polakëve

Postuar në 21 Gusht, 2015 16:43

Heqja e një monumenti në Varshavë, që përkujtonte luftën e përbashkët të polakëve dhe ushtrisë sovjetike kundër nazizmit, ka shtuar edhe më tej mosbesimin reciprok mes dy popujve. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se heqja e monumentit vendos një peecendent që fyen përpjekjet e përbashkëta. Aq më tepër që ngjarja po legjitimohet nga një vendim gjykate. Debati zë fill në shtator të vitit 2011, kur dy të persona shkruan me bojë të kuqe mbi fasadën e monumentit të Vallazërisë sovjeto – polake: “Murtaja e kuqe”.

Pages

Subscribe to RSS - monumenti