Mohammad Javad Zarif
Lufta në Izrael “ngrin” përpjekjet për riaktivizimin e marrëveshjes bërthamore
Ministri i Jashtëm Iranian, Mohammad Javad Zarif, anuloi sot një vizitë në Vjenë, ku po zhvillohen negociatat për riaktivizimin e marrëveshjes bërthamore. Anulimi i vizitës erdhi në shenjë proteste ndaj vendimit të kancelarit Sebastian Kurz për t’u solidarizuar me Izraelin duke ngritur flamurin e tij mbi ndërtesën e kancelarisë. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”.