mishi
Më në fund do eksportojmë mish, aleance ushqimore me Ukrainën
Më në fund të gjitha produktet shqiptare me origjinë shtazore, si mish, qumësht dhe nënproduktet e tyre mund të eksportohen në një vend të huaj. Konkretisht një treg i madh si Ukraina, i hap dritën jeshile importeve të produkteve të mishit dhe bulmetit.Përmes një letre dërguar Qendër së Eksporteve Shqiptare, Boris Kobal drejtor i Shërbimit Shtetëror të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ukrainë, njoftoi se Shqipëria tashmë mund të eksportojë produktet e saj blegtorale në këtë vend.
Bllokohet shitja e mishit të viçit për 2 javë, shkak infektimi nga dermatoza nodulare
Të paktën për 2 javë do të ndalohet shitja e mishit të viçit me origjinë Shqipëria. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se për të parandaluar përhapjen e kësaj semundje, kryesisht te lopët dhe viçat me lëkurë të infektuar nga pickimi i insekteve, përgjatë dy javëve do të kryhet vaksinimi i gjedhëve në të gjithë vendin. Për pasojë shitja e mishit të viçit për këtë periudhë nuk do të lejohet.
Studimi: Mishi i përpunuar dhe mishi i kuq, rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri. Por jo të gjithë shkencëtarët bien dakord
Mishi i përpunuar dhe me gjasë edhe mishi i kuq përbëjnë rrezik për t’u prekur nga kanceri. Pas gati 2 milionë vjetësh(koha e deritanishme për ekzistencën e njeriut) konsumi, kur jetëgjatësia është rritur më shumë se asnjëherë tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon zbulimin “shqetësues”. Bëhet fjalë jo vetëm për sallamrat, por edhe për mishin e kuq. Për mishin e përpunuar ekspozimi lidhet me elementët shtesë që hidhen, që janë gati 1000 e që dyshohet se kanë përmbajtje kancerogjene.