ministrja e mbrojtjes
Replikë ndaj Macron, ministrja gjermane e Mbrojtjes: Pa SHBA-në, BE nuk mbrohet dot
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, e përforcoi të martën pohimin e saj se Evropa duhet të vazhdojë të mbështetet në garancitë e sigurisë amerikane, në një përgjigje ndaj kritikave të presidentit francez, Emmanuel Macron. Kramp-Karrenbauer është përfshirë në një përplasje të pazakontë publike me Macron pasi ky i fundit, në një intervistë me “Le Grand Continent” botuar të hënën, e kritikoi atë për një artikull në POLITICO, në të cilin ajo kishte argumentuar se "Evropa ende ka nevojë për Amerikën".
Ushtria, sërish në pastrim territori
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli poston sot në profilin e vet në Facebook, disa foto përmes të cilave tregohet angazhimi i ushtrisë në pastrimin e zonave bregdetare. Ministrja shoqëron fotot me këtë shënim:
“Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në terren në këto ditë të nxehta në çdo segmet rrugor kufitar dhe bregdetar pasi ndotja e mjedisit është në emergjencë kombëtare. Që nga Hani i Hotit, Velipoja, Shëngjini, Qafë Thana, Qafë Bota, dhe përgjatë gjithë rivierës, nga Llogoraja deri në Ksamil po pastrohet çdo cm rrugë, me qëllim ndërgjegjësimin e çdo qytetari”.