Ministrie e Energjise
Shteti kërkon nga TAP t’i blejë zjarrëfikse dhe ambulanca
E gjendur në situatë paniku dhe pamundësie për të përballuar situatën e zjarreve në vend, pasi 21 bashki te vendit nuk kanë shërbim zjarrëfikës Ministria e Energjisë dhe Industrisë i është drejtuar me një shkresë konsorciumit të gazsjellësit TAP ku i kërkon që në kuadër të projekteve për interes të komunitetit lokal ku kalon ky investim, të mund të angazhohet sa më shpejt në blerjen e zjarrfikësve dhe auto-ambulancave për disa bashki.