Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes përballon e vetme emergjencat e përmbytjeve

Postuar në 15 Janar, 2016 17:59

Ministria e Mbrojtjes po përballon thuajse e vetme riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, duke mbuluar edhe frontin e lënë bosh nga Drejtoria e Emergjencave Civile që sipas banorëve është shfaqur fare pak në zonat e përmbytura. Ministrja Kodheli inaguroi ndërtimin e urës së fshatit Gjorgoz pas shëmbjes së kësaj të fundit nga vërshimi i lumit Gjanica tetorin e kaluar.

Pingpongu me çështjen e varrezave të ushtarëve grekë, vetëm Edi Rama e di se ç'po bëhet

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 10:34

Gazeta Shqiptare ka tentuar të marrë një përgjigje lidhur me ecurinë e marraveshjes për ngitjen e varrezave të ushtarëve grekë në Luftën e Dytë Botërore, por nuk ka patur asnjë sqarim nga qeveria shqiptare. Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Jashtme ia kalojnë njëra-tjetrës detyrimin për t’i dhënë përgjigje, kërkesës se në cilën fazë ndodhet dhe a ka përfunduar procesi i zhvarrimit të ushtarëve grekë?. “

Ministria e Mbrojtjes, përgjigje me dokumente akuzave të PD-së. Dhe një akuzë për KLSH-në

Postuar në 08 Nëntor, 2015 16:18

Partia Demokratike ka akuzuar sot ministren e Mbrojtjes dhe institucionin në tërësi për shkelje në blerjen e makinave të blinduara për Policinë Ushtarake. Ndaj këtij qëndrimi, ka reaguar zv.ministri Petro Koçi, i cili ka bërë publike edhe dokumentet përkatëse, duke shtuar një kundërakuzë për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Sipas Koçit, lëvizjet e fundit të KLSH-së, kreut të saj, Bujar Leskaj, udhëhiqen nga një axhendë politike e këtij të fundit, që synon përfshirjen në listat e deputetëve të PD-së për zgjedhjet e ardhshme.

Çuditë e tenderave në Ministrinë e Kodhelit

Postuar në 06 Nëntor, 2015 10:04

Kompania që u shpall fituese për rikonstruksionin e pjesshëm të ambienteve të Ministrisë së Mbrojtjes nuk përmbushte kriteret, madje shkonte përtej çdo kufiri të shkeljes së kritereve, ishte kompani që merrej me pastrim dhe të gjithë punonjësit e saj i kishte fshesarë. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit fondi që ka përfituar kjo kompani pastrimi është 500 mijë dollarë.
Por abuzimet me tenderat në ministrinë e Kodhelit kanë përfshirë edhe procedurat për blerjen e helikopterëve dhe makinave të blinduara për Policinë Ushtarake.

Pages

Subscribe to RSS - Ministria e Mbrojtjes