Mevlüt Mert Altıntaş
Vrasësi i ambasadorit rus në Ankara varroset në varrezën e anonimëve
Mevlüt Mert Altıntaş, vrasësi 22 vjeçar i ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov, u varrosur në datën 13 janar në varrezën e personave pa emër. Familja e Altıntaş nuk ka aplikuar për tërheqjen e trupit brenda afatit ligjor, ndaj autoritetet lokale kanë proceduar me varrosjen e tij. Ai u vra në datën 19 dhjetor 2016 pas shkëmbimit të zjarrit që pasoi vrasjen prej tij të ambasasdorit Karlov.
Turqia dhe Rusia nisën një hetim të përbashkët për ngjarjen dhe sipas ministrit të Brendshëm turk, ka disa të dhëna interesante që kanë dalë në dritë.
Mevlüt Mert Altıntaş - vrasësi 22 vjeçar, pjesë e policisë turke
Personi që shtiu sot në Ankara kundër ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov, është një 22 vjeçar i quajtur Mevlüt Mert Altıntaş. Ai sipas Reuters është pjesë e e forcave policore të Ankarasë, i diplomuar në shkollën e Policisë. Ai u vra pas kryerjes së aktit. S