metroja

Shpërthim në metronë e Shën Peterburgut në Rusi - 10 të vdekur(foto)

Postuar në 03 Prill, 2017 14:34

Nuk dihet shkaku i shpërthimit, por raportohen disa viktima dhe të plagosur.

Greqia u kthehet investimeve publike, metroja e Selanikut projekti më madhor

Postuar në 17 Qershor, 2016 12:04

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka prezantuar një plan ambicioz për ristartimin e ekonomisë vendase, pas shtatë vjetër recesion. Prezantimi u bë të enjten në mbrëmje, pak orë pasi kreditorët kishin miratuar disbursimin e një pjese të këstit të kredisë për Greqinë.
Me këtë rast, Tsipras deklaroi se këto ditë po mbyllet cikli më i vështirë i programit të shpëtimit dhe se vendi po hyn në fazën e zhvillimit ekonomik.

Metroja e Phenianit hapet për turistët. Imazhe artisitike, inxhinieri, por edhe konspiracione

Postuar në 24 Prill, 2016 12:08

Korea e Veriut ka hapur për turistët e huaj metronë e vet në Phenian. Mbi këtë objekt janë përhapur shumë spekullime, pasi fillimisht Korea e Veriut lejonte vizita vetëm në dy stacione. Ajo nisi të ndërtohej pas vitit 1966, kur Kim Jong – Il vizitoi Pekinin. Ndonëse pretendohet se ajo undërtua me “forca të brendshme”, agjencia ruse e lajmeve shkruan se “ka prova se projekti u zhvillua me ndihmën e projektuesve sovjetikë, inxhinierëve sovjetikë, çekë, kinezë si dhe ekspertëve gjermanë të hekurudhave. Mendohet se metroja e Phenianit është më e thella në botë, 110 m nën tokë.

Subscribe to RSS - metroja