metal i lehte
“Boeing” prezanton metalin më të lehtë: 99% ajër
Kompania e njohur “Boeing” ka prezantuar atë që e cilëson materialin më të lehtë të prodhuar ndonjëherë. Praktikisht materiali është një metal i përbërë nga 99% ajër. Materiali është zhvilluar nga HRL Laboratories që në vitin 2011 dhe ka ngjashmëri me kockat e njeriut: solide nga jashtë, por me boshllëk nga brenda. Kështu duke mbetur të lehta ato përballojnë presione të mëdha. Materiali në fjalë që njihet si mikrolatiçe, pritet të gjejë aplikime në fushën e inxhinierisë aerohapësinore, por edhe në prodhimin e avionëve.