Mesud
Napoleoni i Afganistanit, historia e komandantit që mundi sovjetikët në 1989-n
Menjëherë pasi trupat sovjetike hynë në Afganistan në 1979, M16 dërgoi një nga agjentët e tyre më të mirë të rinj në një mision rekrutimi special. Ndërsa Moska përpiqej të mbështeste regjimin komunist të Kabulit, Perëndimi pa një shans për ta bërë atë Vietnamin e Kremlinit. Detyra e agjentit ishte të gjente "Napoleonin" e Afganistanit: një komandant që mund të bashkonte fiset e tij në luftën guerile dhe t'i udhëhiqte ata më pas drejt një qeverie.