memisha
Botohet së shpejti Fjalori Historik i Shqipes
Fjalori historik i shqipes, është një nga projektet që Departamenti i Gjuhës Shqipe në Universitetin e Mynihut në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë në Shqipëri ka në plan të sjellë në lëmin e shqipes. Fjalori, do të pasqyrojë lëndën leksikore që nga “Meshari” i Gjon Buzukut deri në fillim të shekullit XX. Lajmin e jep kreu i institutit, Valter Memisha, i cili thotë se fjalori ka rëndësi shumë të madhe.