mek

124 muxhahedinë dezertojnë nga Manza, alarmohet policia

Postuar në 24 Mars, 2018 11:14

124 ish-muxhahedinë të opozitës iraniane janë larguar nga kampi në Manëz, pasi  po ndeshen me kërcënime për jetën. Ata dyshohen si bashkëpunëtorë të Ambasadës Iraniane.
Në një relacion të Policisë thuhet se ajo ka marrë një varg masash për mbrojtjen e muxhahedinëve iranianë  ish-anëtarëve të MEK (opozitës iranianëve) sepse dyshon për një skenar vrasjesh të mundshme nga anëtarët aktualë.

Muxhahedinët iranianë zhvendosen nga Tirana

Postuar në 05 Janar, 2018 11:52

Ky vit i ka gjetur muxhahedinët iranianë në një tjetër zonë të Shqipërisë, pak më larg Tiranës ku ata ndodheshin prej kohësh. TemA TV ka realizuar një reportazh, ku shfaqen pamjet e kampit të ri në Manëz të Durrësit dhe ambientet e boshatisura në Yzberisht të Tiranës.

Tema Tv

Dëshmia e dy ish-muxhahedinëve/Tortura në kampin e Tiranës

Postuar në 07 Nëntor, 2017 21:33

Dy prej muxhahedinëve iranianë që janë arratisur nga pallatet e Yzberishtit ku ndodhen mijëra të tjerë, rrëfejnë eksperiencat e tyre në Tiranë. Në një rrëfim ekskluziv për TemA TV ata tregojnë sesi raportonin endrrat dhe mendimet tek krerët eMEK-ut dhe më pas mijëra persona mblidheshin rreth tyre dhe qeshnin.

TemaTv

Ish-anëtarja e MEK: "Muxhahedinët iranianë po rekrutojnë studentë në Tiranë"

Postuar në 06 Nëntor, 2017 19:05

Ekspertja britanike Anna Khodabandeh, një ish-muxhahedine e kampit MEK në Iran ka ardhur në Tiranë për të bindur çdokënd që opozita iraniane nuk është ajo që duket. Në një intervistë ekskluzive për Tema TV ajo lëshon disa mesazhe. Mes të tjerave ajo thotë se MEK po tenton të mbledhë rreth vetes rininë shqiptare.

E merr kush seriozisht shtetin tonë?

Postuar në 20 Mars, 2017 21:00

Çfarë lloj shteti është Shqipëria e sotme? Çfarë përfaqëson ajo në arenën ndërkombëtare përveç ekzistencës nominale? A e merr kush seriozisht këtë lloj krijese pa formë dhe pa përmbajtje që ushtron talentin e vet për gjullurdi të vogla si prej sarhoshi që ka rënë në dy pare xhepi? Me sa duket jo dhe këtë mund të kuptosh në një politikë pa sens dhe pa kuptim, që kryqëzon çdo akt dhe çdo korrent, kondensuar natyrshëm vetëm nga parëndësia e saj.

Pages

Subscribe to RSS - mek