mediat online
Një shpjegim i domosdoshëm për sulmet kibernetike mbi mediat online
Sot është publikuar një raport i BIRN mbi sulmet e disa faqeve online. BIRN shkruan mbi disa raportime sipas të cilave kemi të bëjmë me një sulm të tipit DDOS, dhe që është fjala për një sulm të kushtueshëm dhe të vështirë për t'u mbrojtur prej tij...
Në fakt, sulmet e tipit DDOS porositen në Dark Web. Më poshtë është një tabelë e kostove tipike që haseshin në vitin 2020.
Akuza: Mbi mediat online vepron lobi rus në Shqipëri
Shaban Murati, ish-ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe një bashkëpunëtor i rregullt i “Gazeta Shqiptare” për çështjet e rajonit të Ballkanit, shkruan sot për atë që e cilëson si ndikim i lobit rus në jetën mediatike dhe politike në vendin tonë. Ai i referohet heshtjes që pasoi në median shqip ndaj miratimit të rezolutës së Parlamentit Europian për rrezikun e luftës hibride, term që adreson praktikat komplekse ushtarako-politike dhe mediatike që i atribuohen Rusisë së Vladimir Putinit që nga konflikti i Ukrainës.
Milena dhe projektligji “Malena” :)))
Milena ka propozuar disa ndryshime ligjore. E kemi fjalën për Milena Hariton që për ata që nuk e dinë është ministre e Inovacionit në qeverinë e Edi Ramës. Nevoja për këtë saktësim të detyrës i duhet njohur për meritë ministres, pasi ai provon se Milena ja ka dalë të mos përflitet, e as të flitet, brenda një qeverie për të cilën ç’a nuk është thënë. Mirëpo Milena ka vendosur të dalë në dritë, të marrë pak vitaminë “D” si i thonë, se kur strukesh të bie edhe imuniteti.