Mbrojtja
SHBA do t'i shesin Rumanisë sisteme mbrojtjeje për 4 miliardë dollarë
"Departamenti i Shtetit dëshiron të aprovojë një shitje të mundshme pajisjesh ushtarake të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot si dhe të japë mbështetjen e nevojshme për to Rumanisë", tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë të martën.
Vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen në planet e mbrojtjes të BE-së
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Ccështjet e Sigurisë, Federica Mogherini ka deklaruar në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përfshihen në debatin për planet e mbrojtjes së Unionit.
"Mentaliteti i shteteve kombe po e pengon BE-në"
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, konfirmon një qasje të re të BE-së në çështjet e mbrojtjes. Në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, ai tregohet i matur në interpretimin e qëndrimeve të presidentit amerikan Donald Trump, por shprehet i prerë se Europa duhet të ndryshojë kursin në drejtim të politikave të mbrojtjes.
Edhe BE-ja shton financimet për mbrojtjen
Mbrojtja nis të nxjerrë krye si prioritet edhe për Bashkimin Europian. Kjo reflektohet në fonde dhe financime për një sketor për të cilin deri më tani BE-ja ka qenë pas vendeve të tjera të mëdha. Mirëpo duket se gjërat ndryshojnë duke prekur sektorëvtë tjerë civilë me rëndësi si mjedisi, dixhitalizimi dhe energjia.
Kreu i FBI, Comey: Do të merrja të njëjtin vendim për hetimin ndaj Clinton
“Pse ishte e nevojshme që 11 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale Ju të njoftonit hapjen e një hetimi rreth një kompjuteri të ri, pa patur dijeni se çfarë kishte në të? Pse nuk bëtë thjesht hetimin siç do të bënit normalisht?”
Sazani hapet për turistët nga maji deri në tetor
Ishulli i Sazanit, ishulli i vetëm i banuar i Shqipërisë, do të jetë i hapur gjatë verës edhe për turistët vendas dhe të huaj. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi për lejimin e turistëve për vizita turistike në këtë ishull dikur një pikë e rëndësishme e strategjike e mbrojtjes së Shqipërisë.
Kuotat për NATO-n, Shqipëria dhe disa vende afat deri në maj
Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka kërkuar nga vendet e NATO-s të përmbushin objektivin e GDP-së për shpenzimet e mbrojtjes. Qëllimi është që në samitin e ardhsmë të NATO-s në muajin maj, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, aleatët duhet të përmbushin angazhimin e tyre për shpenzime në nivelin 2% të GDP-së, ose të kenë paraqitur plane të sakta për kohën kur do të arrihet ky objektiv. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. “Shpenzimet e mbrojtjes 2% janë ekuivalente me 70 miliardë euro..
Turqia, një hap tjetër “kundër” NATO-s
Turqia e presidentit aktual Reçep Tayyip Erdogan po ecën përherë e më shumë drejt shkëputjes nga kampi perëndimor duke kërkuar liri të plotë në politika e veta. Kjo po prek edhe mbrojtjen, në të cilën Turqia kontribuon jo vetëm me pozitën e vet si krahu jugor I NATO-s, por edhe me kapacitetet. Duket se kjo po ndryshon dhe për këtë flasin veprimet e Ankarasë zyrtare. Pak kohë pas grushtit të shtetit, Turqia bëri një lojë nervash me SHBA-të kur kërcënoi disa herë nxjerrjen e amerikanëve nga baza ajrore e Incirlikut, ku janë vendosur edhe armë bërthamore.
Ministrja e Mbrojtjes flet për buxhetet e Mbrojtjes nga Maqedonia
Ministria e Mbrojtjes do të shtojë fondet për t'i përdorur për një projekt madhor për mbrojtjen e Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë një leksioni përpara studentëve të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, ku ndër të tjera shpjegoi dhe rëndësinë e pjesmarrjes së Shqipërisë në NATO.
"TemaTV"
Sondazhi/Në të gjithë Europën Lindore, NATO shihet si kërcënim vetëm në Rusi dhe në Serbi
Një sondazh i organizuar nga Gallup evidenon se në të gjitha vendet e Europës Lindore vetëm serbët dhe rusët e perceptojnë NATO-n si kërcënim. “Ndonëse edhe së fundmi presidenti amerikan Donald Trump e quajti NATO-në si të vjetëruar, njerëzit në shumë nga vendet anëtare në Europën Lindore e lidhin aleancën me mbrojtjen e vendit të tyre”, raporton Gallup.
Bosnja – Hercegovina, Bullgaria dhe Greqia janë vende që dominohen nga një prirje neutraliteti, qytetarët e të cilave nuk e shohin NATO-n as si kërcënim dhe as si mbrojtje.