masakra e qefalonise
Rënia e një miti nga lufta/Revizionim i “Masakrës së Qefalonisë"
Në fund të shtatorit 1943 në Greqi u konsumua ajo që njihet si Masakra e Qefalonisë, në të cilën ushtarë italianë të divizionit Acqui iu kundërvunë me armë gjermanëve në ishullin jonian, duke pësuar humbje masive në jetë njerëzish. Kjo pasi talia fashiste kishte kapitulluar.
Historiografia italiane e ka njohur këtë moment si Aktin e parë të një rezistence antifashiste në Itali, përfshirë këtu edhe spekullimin se i ashtuquajturi referendum që u zhvillua nga ushtarët, ishte shprehje e demokracisë. Kështu e quajti De Gasperi, kështu edhe Campi në vitin 2001.