Manja
Fshati digjet, qeveria krihet. PS e shqetësuar për nxjerrje të sekretit hetimor
E ekspozuar për lidhjet e saj kriminale me zë dhe me figurë siç parapëlqene zoti Rama të etiketonte bëmat e kundërshtarëve kur ishte në opozitë, mazhoranca socialiste ka humbur çdo sens realizmi mbi pushtetin që gëzon falë votës së deformuar dhe interesave të grupeve kriminale.
6 përgjimet e publikuara nga Bild kanë prishur terezinë e socialistëve që megjithatë vazhdojnë të mbrojnë folenë kriminale që kanë ndërtuar vetë. Pa komentuar mbi përgjimet, deputetët socialistë janë shfaqur të shqetësuar për nxjerrjen e sekretit hetimor.
Bahri Shaqiri, tjetër mollë sherri mes Presidentit dhe PS
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, i cili aktualisht mban detyrën e keshilltarit të Presidentit per Çështjet e Sigurise Kombetare është propozuar nga presidenti për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Në propozimin drejtuar kuvendit Meta thotë se, Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion.
Sipas kreut të shtetit, zoti Shaqiri është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve dhe ka njohuritë e duhura në fushën e ligjit dhe auditimit.
Ligjin e bën Maliqi, këtë e di dhe Ulsiu (video)
Shumica kaloi në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Ligjin për Avokatinë që u mundëson të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kaluan vetting-un itë kenë mundësinë të ushtrojnë profesionin e avokatit.