mallrat
BE ndalon mallrat e prodhuara me punë të detyruar
Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian arritën një marrëveshje të përkohshme për të ndaluar hyrjen e produkteve të prodhuara me punë të detyruar në tregun e përbashkët evropian.
Marrëveshja përcakton përgjegjësitë që Komisioni i BE-së dhe shtetet anëtare kanë në identifikimin e kompanive që shfrytëzojnë punëtorët e detyruar dhe ndalojnë produktet e tyre.
Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Punës në Belgjikë, Pierre-Yves Dermagne, marrëveshja ka për qëllim të prishë modelin e biznesit të këtyre kompanive.
Franca thellon masat kufizuese. Në supermarkete, vetëm mallrat bazë në shitje
Franca është shtyrë më thellë në masat kufizuese për përballimin dhe frenimin e pandemisë së CoVid-19. Kryeministri Jean Castex njoftoi përmes një interviste në televizion se duke nisur që nga dita e martë të gjitha asortimentet jo të rëndësishme nuk do të lejohet të shiten në supermarkete.
U them këtyre pronarëve dhe të tjerëve – të gjithë qytetarëve tanë – është më mirë të respektojmë këto rregulla sigurie dhe shëndeti tani në mënyrë që të dalim shpejt nga e gjitha kjo
Grenell: Të hiqen menjëherë tarifat ndaj mallrave serbe
Qeveria e Albin Kurtit në Kosovë do të përballet shumë shpejt me provën e parë. Mediat raportojnë se i Dërguari Special i presidentit Trump, për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell ka kërkuar nga Prishtina zyrtare që të heqë menjëherë tarifat e vendosura ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.
Ne presim që tarifat të hiqen menjëherë. SHBA ka bërë të qartë për liderët kosovarë se heqja e tarifave është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së saj, sikundër edhe për dëshirën e saj për të tërhequr mundësi të reja pune
Dogana e Shqipërisë rrit tarifën për mallrat nga Kosova
Gazeta “Zëri” në Kosovë raporton se dogana e Shqipërisë ka rritur tarifat për mallrat kosovare, duke sjellë kështu dëme ndaj biznesit të vendit fqinj.
“Për sezonin e verës Dogana e Shqipërisë ka rritur tarifën për mallrat që do të eksportohen nga Kosova.
Kjo për tregun e Kosovës dhe ekonominë e vendit po vlerësohet e dëmshme dhe që do e rëndoj edhe më shumë ekonominë vendore.
Sipas njohësve të ekonomisë ky veprim nuk lë hapësira që Kosova të planifikojë të eksportojë në ndonjë vend tjetër rajonal”, shkruan gazeta.