mali i bardhe
Ekspertët paralajmërojnë shembjen e akullnajës në majën “Mont Blanc”
Autoritetet italiane i kanë mbyllur rrugët që dërgojnë në majën më të lartë të Evropës dhe i kanë larguar njerëzit nga shtëpizat malore pasi ekspertët paralajmëruan se një pjesë e akullit dhe borës në “Mont Blanc” mund të shembet, shkruan "BBC". Zyrtarët thanë se rreth 250 mijë kubikë akull janë në rrezik të shkëputen nga akullnaja “Planpincieux” në majën “Mont Blanc”.