Lufta e Dyte Boterore
Nga ana ‘e duhur’ e historisë
Të luftohet për projektin e paqes dhe Europën e hapur
Para 80 vjetësh Gjermania sulmoi Poloninë. Ka kaluar shumë kohë që atëherë. Para 80 vjetësh filloi me këtë sulm Lufta e Dytë Botërore. Për shkak se ajo pati kaq shumë pasoja, shumë vetë e ndjejnë shpesh sikur ka ndodhur tani afër.
Kush e nisi Luftën e Dytë Botërore?
Këto ditë bota do të përkujtojë një datë të zymtë: plot 80 vjet më parë, më 1 shtator 1939, trupat gjermane kaluan kufirin polak duke filluar kështu Luftën e Dytë Botërore, e cila mori dhjetëra miliona jetë.
“Gjermanët duhet të jenë krenarë për Luftën e Dytë Botërore”
Gjermanët duhet të jetë "krenare" për "arritjet" e ushtrisë së tyre gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Kështu deklaroi, disa ditë para zgjedhjeve federale parlamentare të cilat do të mbahen më 24 shtator, Alexander Gauland, një nga kandidatët kryesorë të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD). Partia e tij në sondazhe mbledh rreth 12 % të votave dhe pritet të bëhet forca e tretë në Bundestag.
Një institut për historinë zyrtare dhe mashtrimi (gabimet?!) që në relacionin e projektligjit
“Ky ligj ka për qëllim krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore (Instituti) për të studiuar në mënyrë të paanshme dhe profesionale rolin dhe kontributin e Shqipërisë në këtë luftë dhe në koalicionin fitues antifashist”. Kështu thuhet në hyrje të projektligjit të iniciuar nga Partia Socialiste që synon krijimin e një instituti për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore. Nuk ka asnjë dyshim që ai është analogji “majtas” i institutit për krimet e komunizmit.
Holokausti, foto të papublikuara të krimeve të Nazizmit
Në kampin Auschwitz vdiqën më shumë se një milion njerëz, të vrarë në dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet e pamundura të punës, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët.
Viktimat ishin kryesisht hebrenj, rusë, polakë dhe rom. Kampet e vdekjes, vendet e terrorit u çliruan më 27 janar 1945. Momentet e shpresës, në të cilën u gjetën rreth 7 mijë të burgosur ende gjallë, njerëzimi i kujton ende sot, në ditën e përkujtimit të Holokaustit.
Me qeverinë shqiptare vështirë të flitet, familjarët e ushtarëve grekë kërkojnë ndihmën e mediave(bashkëngjitur marrëveshja mes dy vendeve)
Shoqata e të Afërmëve të të Rënëve të Eposit grek i kërkon qeverisë shqiptare të lejojë mbledhjen e eshtrave të të afërmëve të tyre që u vranë gjatë luftës Italo-Greke në vitet 1940 – 41 dhe varrimin në Varrezat Ushtrarake, ashtu siç parashikon marrëveshja me qeverinë shqiptare.
Zbulimi, ushtarët gjermanë drogoheshin me metamfitaminë
Aspektet e fshehura të Luftës së Dytë Botërore janë ende një temë e hulumtimit të dijetarëve dhe historianëve, edhe pse kanë kaluar 70 vjet nga fundi i saj. Shoku që pësoi njerëzimi ishte aq i madh sa që edhe sot "frymëzon" studiuesit, të cilët janë duke kërkuar detajet më misterioze të asaj kohe të errët për mbarë botën. Sipas hulumtimit më të fundit të publikuar në një libër, ushtarët e Hitlerit stimuloheshin me drogën Pervitin, e cila ishte një formë e hershme e metamfetaminës kristaline!