librat per femije
Leximi/ Autorët shqiptarë të librave për fëmijë të braktisur nga botuesit?!
Fëmijë dhe të rinj që e duan librin dhe leximin. Botues dhe autorë shqiptarë që çojnë te fëmijët krijimtarinë më të mirë të tyre. Këto janë vetëm një pjesë e synimeve e disa prej njerëzve të angazhuar në botën e librit dhe në të ashtuquajturën Lëvizja Kombëtare për Lexim. Lëvizja, një nismë e Ministrisë së Kulturës, që nga viti 2014, kur në krye të saj ishte Mirela Kumbaro vijoi me idenë e krijimit të Qendrës Kombëtare për lexim.