levizja pese yje

Humbet Romën dhe Torinon, por Renzi është i prerë: “Nuk dorëhiqem”. Nuk përjashtohet referendumi për reformën kushtetuese

Postuar në 20 Qershor, 2016 12:07

Grilinët morën Romën. Kryeqyteti italian do të ketë një kryetare bashkie femër, Virginia Raggi, avokate 37 vjeçare. Por lëvizja “5 yjet” mori edhe zemrën e Piemontit, Torinon, duke vënë me shpatulla për muri kryeministrin Matteo Renzi, i konsideruar si ndër të paktët që ka ditur t’i japë një përgjigje krizës që preku Europën. Këto ishin zgjedhje lokale të cilat Matteo Renzi po refuzon t’i lexojë politikisht. “I humbëm zgjedhjet në periferi jo sepse njerëzit u shprehën mbi sistemin me dy dhoma apo atë zgjedhor.

Subscribe to RSS - levizja pese yje