lefter koka
Sarhoshi pas ikjes së Nasipit. PS: Shikojeni një çikë ATË!
Po qarkullon këto orë një video ku shfaqet Edi Rama- kryeministri, me Lefter Kokën dhe më tutje si dekor tryeze, Damian Gjiknuri. Në video, kryeministri i bën thirrje dhe josh përmes telefonit Nasip Naçon, njeriu që sot shpalli se iu bashkua të majtës progresiste.
Dëgjoni mënyrën si flet kryeministri, se çfarë shakash banale bën dhe sesi premton dhe miklon Nasipin, një njeri që është aksident në politikë. Këta qeverisin Shqipërinë, kështu vendosen ministrat dhe drejtorët, këta vendosin. Mos harroni: Shikojeni një çikë atë nga pas se i ka punët në vijë.