lajmet
Na e nxirrni ca kohë nga "lajmet" se na është bërë si burri i nënës!
Nuk ka ditë të vitit që në media të ndryshme, sidomos në ato me vëllim serioz postimesh, të mos ketë një lajm me Yuri Kim. Yuri ka zëvendësuar Donaldin, Donaldi - Aleksandrin, Aleksandri kush e mban mend se kë. Dhe vazhdon kështu kjo sagë lajmesh me tituj që evoluojnë ndër vite nga qëndrimet dashamirëse të ambasadorëve amerikanë për Shqipërinë, deklarata dashurie madje, te kërcënimet e hapura ndaj maskarenjve që po i marrin frymën këtij populli të mrekullueshëm që ka gjetur çobanin e vet edhe shekullin e post-telegrafit.
E bëri çorap edhe punën e vaksinës
Kryeministri ia ka dalë që të ngatërrojë mbarë vendin edhe me një zhvillim që teorikisht do të duhet të ishte pozitiv siç është vaksinimi kundër CoVid-19. Përtej diskutimit se vendi i origjinës është konfidencial për shkak të kërkesave të larta, qeveria nuk mund të mbajë të fshehtë dërgesën, llojin e vaksinës dhe mënyrën sesi ajo transportohet.
Kotzias komenton lajmin e fondeve: Idiotësi dhe mungesë serioziteti
Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias foli për herë të parë mbi lajmin se shuma të mëdha janë financuar për mediat në Maqedoni e Shqipëri.
Lajme të tilla na kthejnë besimin te qytetërimi dhe humanizmi
Duke ndjekur lajmet që japin pa pushim mjetet e ndryshme të informacionit në Shqipëri, njeriu humbet besimin te humanizmi dhe qytetërimi, humbet besimin tek e ardhmja e vendit të tij.
Informim apo klering?
Ka një standard dhe një kriter profesional në realizimin e një edicioni informative në television. Të dyja duhet të respektojnë hierarkinë e atij që quhet lajm dhe që është interes publik. Një kronikë televizive apo koha televizive është përgjegjësi e televizonit që e prodhon, por duke qenë një material në dispozicion të publikut, ajo është vetiu edhe pronë publike.
Aq më tepër kanë vlerë këto elementë për një televizion si Top-Channel që pretendon shumë që nga emir që ka zgjedhur, e deri te deviza e përmendur gjerësisht si “televizioni i të gjithë shqiptarëve”.
Raportime për dorëheqjen e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika
Disa media po qarkullojnë një lajm sipas të cilit kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen. Në fillim ishte portali “syri.net” që shkruajti për këtë gjë duke raportuar se akti i Likës ka qenë i papritur për presidentin e Republikës dhe se dorëheqja është imponuar nga ikryeministria për shkak të rolit që SHISH ka patur në luftën kundër trafikut të drogës. Gazeta “Panorama” raporton se dorëheqja ka qenë e pakërkuar dhe se Lika ka qenë i prerë në vendimin e tij.
Mediat e Saliut
Opozita, LSI-ja dhe Sali Berisha po arrijnë një fitore të madhe. Po godasin një nga njerëzit kryesorë të Edi Ramës në katër vjet, një nga etiketat e Rilindjes, një superministër të cilit i kanë prerë fletë arrestin. Ky është mesazhi dhe perceptimi që mediat pranë qeverisë po tretin me vështirësi në këto orë, duke riaktivizuar imagjinatën propaganduese kundër të keqes Sali Berisha, që tërthorazi është mbrojtje për Sajmir Tahirin dhe PS-në.
Një faltore për t'u lutur/falur për zgjidhjen e problemeve
Legjislatura e re parlamentare e bashkë me të edhe mandati i dytë qeverisës i Edi Ramës po afron me disa qartësi më të mëdha sesa koha e zgjedhjeve.
Çfarë na duhen lajmet katastrofike?
Përveç dhunës, fatkeqësitë aksidentale janë një objekt i lakmueshëm i lajmeve. Arsyet e këtyre fatkeqësive nuk lidhen me mangësi psikike të një protagonisti, por thjesht me paparashikueshmërinë e natyrës dhe brishtësinë e qenies njerëzore. Fatkeqësi të tilla na kujtojnë se nga fundi ynë i pashmangshëm na ndan një shkëndijë e vogël elektrike, një tjegull që bie nga pullazi, një virus rezistent, një stuhi e fortë ere apo një tërmet.
Lajme, grimca lajmesh, grimca pafundësisht të vogla lajmesh!
Mënyra më e mirë për të kuptuar peshën e papërballueshme të lajmeve është të bësh një lloj diete mediatike. Të mbyllësh Facebook-un, të mos blesh gazetë dhe të mos hapësh televizorin. Muaji gusht është perfekt për këtë agjërim.