kupona
“Hileja” e biznesit, priten dy herë më shumë kupona, por me gjysmën e vlerës
Në shtator janë lëshuar mbi 39.300 kuponë, ose 2.2 herë më shumë se shtatori i një viti më parë, ndërkohë që vlera mesatare e një kuponi tatimor ka zbritur nga 3400 lekë në shtatorin e dy viteve më parë, në më pak se 1500 lekë aktualisht. “Monitor” shkruan se presionit të lartë të administratës tatimore për të përdorur kuponin tatimor, në mënyrë që të deklaronin xhiron reale, bizneset, sidomos ato të vogla, duket se ia kanë gjetur ilaçin.
A po harrohet evazioni që thuret nga vetë institucionet?(video)
Si për ironi, edhe Shqipëria do të ketë 1 shtatorin e vet si datë lufte. Sot përfaqësues të qeverisë kanë dalë dhe kanë bërë të ditur se nis operacioni lundër informalitetit dhe evazionit. Më herët është bërë e njohur se kush nuk merr kuptoni do të gjobitet, duke e shtrirë veprimin ndëshkues edhe mbi ata qytetarë që nuk ndjekin rregullat që i njohin mir ënë vendet perëndimore. Ministri i Financave argumentoi për herë të parë se përse niveli i të ardhurave ka qenë kaq i ulët, duke bërë të vetat ato “argumente” që ka dhënë edhe kryeministri.
Intuita e kryeministrit nuk gabon. Kërbaçi funksionon në Shqipëri
“Ora 8.30 e mbrëmjes. Pas një blerjeje prej vetëm 150 lekë, në një nga “dyqanet e lagjes në Komunën e Parisit, shitësja nxiton te kasa për të shtypur faturën tatimore, të cilën ta jep me një frymë. Një veprim ky, që nuk e kishte bërë ndonjëherë, ashtu si pjesa më e madhe e dyqaneve të lagjeve, madje dhe e supermarketeve “të fshehura” në shumë zona të Tiranës, që ndonjëherë të japin edhe fatura të shkruara me shkrim dore, sa për të qenë “transparent” me çmimet me klientin.