kriza e besimit
Kriza SHBA-Turqi/Ankaraja, presion të hapur me bazën ajrore të Incirlikut
Turqia ka dhënë sot një sinjal tjetër se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të jenë ashtu si deri më sot. Formalisht është gjetur mungesa e mbështetjes nga koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS, ashtu siç e intepreton Ankaraja, për të shtruar një pyetje që mund të ketë pasoja me natyrë strategjike.
Njerëzve u mungon PD-ja e vitit 2016*
Përveç ditës javore të sesionit parlamentar, kur politikanët bëjnë retorikat qesharake, kinse në mbrojte të interesave, por edhe të përfaqësimit qytetar, ditët e tjera pothuaj janë të fjetura për opozitën. Kuptohet se shkojnë në komisionet parlamentare, në emisione, prononcohen, atakohen. Kjo është e gjitha ajo sa i përket veprimit të opozitës. Partia Demokratike si lidere reale e opozitës shqiptare, e ka të vështirë të përballë egoizmin dhe arrogancën e mazhorancës, por më shumë se kaq çoroditjen e brendshme dhe humbjen e besimit total të lidershipit aktual të PDsë.