kriza diplomatike

Përtej krizës së paprecedentë, Libani provokon tensione diplomatike me katër monarki të Gjirit

Postuar në 30 Tetor, 2021 19:31

Nuk mjafton vetëm kriza e brendshme që ka vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit, por tashmë Libani po përballet edhe me një lloj izolimi rajonal. Mediat raportojnë se Kuvajti ka dëbuar ambasadorin e Libanit, të cilit i ka lënë 48 orë për t’u larguar. Kuvajti po ashtu ka tërhequr ambasadorin e vet nga Bejruti. 

Kriza me Katarin, arsye mund të jenë marrëdhëniet me Iranin

Postuar në 06 Qershor, 2017 09:23

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Katarin, ndërmarrë nga disa vende të Gjirit Persik bashkë me Egjiptin dhe  qeverinë e përkohshme të Libisë, kanë provokuar pështjellime të mëdha ndërkombëtare. Revista Foreign Policy shkruante dje se arsye e këtij vendimi është presioni i Arabisë Saudite që e sheh te Katari një levë të fortë që lehtëson lirinë strategjike të Iranit në rajon. Katari është treguar i hapur ndaj Teheranit ndërkohë që rrejti televiziv Al Jazeera që financohet prej këtij shteti ka qenë shpesh kritik me Arabinë Saudite.

Subscribe to RSS - kriza diplomatike