kosha katolike
Kremtimi i lumnimit të martirëve më 5 nëntor. Konferenca Ipeshkvore: Komunizmi shfaqi urrejtje të veçantë ndaj katolikëve
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë shpërndan sot një letër qarkore, “drejtuar meshtrëve, rregulltarëve dhe të gjithë besimtarëve”, përmes së cilës njofton kremtimin e lumnimit të 38 martirëve më 5 nëntor në Shkodër.
Në letër nënvizohen dy momente që kanë të bëjnë me historinë e afërt politike të Shqipërisë. Së pari është përndjekja e regjimit të Enver Hoxhës ndaj katolikëve që nga Konferenca cilësohet si përndjekje e posaçme.