Korsika
Korsika, një hap më afër autonomisë
Koriskanët duket se kanë arritur më në fund të drejtën për autonomi nën Republikën Franceze. Lajmi për një marrëveshje raportohet nga mediat e Francës që flasin për një tekst “që siguron një status autonomie për Korsikën”, 50 vjet pas nisjes së lëvizjes së armatosur korsikane.
Qeveria franceze i premton autonomi Korsikës
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, Emmanuel Macron po përballet me një problem të ri në vend: trazirat në Korsikë. Në ishullin mesdhetar kanë nisur protestat e dhunshme, që e detyruan qeverinë e Macron të shprehet e hapur për të diskutuar "autonominë" për Korsikën.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, e përdori termin autonomi ndërsa u nis për një vizitë dy-ditore në Korsikë, dy javë pasi një sulm i dhunshëm ndaj një nacionalisti të burgosur korsikan shkaktoi një valë trazirash në île de Beauté.