kornize ligjore
BE, ndalim postimeve të urrejtjes dhe dhunës në Facebook, Twitter dhe Google
Bashkimi Evropian po shqyrton futjen e legjislacionit për të krijuar një kornizë ligjore ku ofruesit e shërbimeve të internetit, si Facebook, Tëitter dhe Google do të jenë të detyruar të fshijnë postimet me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe nxitje të dhunës, sipas një dokumenti që disponon agjencia e lajmeve Reuters.
Riprodhimi i shpejtë dhe përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe lajme të rreme në mediat sociale kanë sjellë rritjen e presionit mbi kompanitë që punojnë në këtë fushë për të hequr mesazhet me përmbajtje të tillë.