komunistet
Politika e vijimësisë/Projekti i komunistëve maqedonas: Turq në Maqedoninë Perëndimore*
Dihet mirëfilli se trevat lindore shqiptare (Maqedonia Perëndimore e sotme) gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk e mbështetën lëvizjen komuniste në përgjithësi, veçmas atë jugosllave, në kuadër të së cilës ishte edhe ajo maqedonase. Burimet arkivore hedhin dritë se deri në vitin 1943 në këto treva pati gjithsej 6 komunistë shqiptarë, edhe atë 2 në Dibër, 1 në Kërçovë, 1 në Tetovë dhe 2 në Kumanovë.
Sali Berisha dhe kartolina
Më 4 dhjetor, 2015, pasi Taulant Balla lexoi në Kuvendin e Shqipërisë një kartolinë që Sali Berisha i dërgonte plot dashuri dhe respekt nga Parisi në vitin 1979 Hysni Kapos dhe Vito Kapos, me rastin e lindjes së një nipi në familjen e tyre, u ngrit Sali Berisha për replikë. Në vend që të përqendrohej te kartolina, iu drejtua Edi Ramës me një fjalim gjysmë poezi e gjysmë prozë, çdo strofë apo paragraf të të cilit e fillonte, duke përsëritur një herë apo disa herë, fjalën: Edi Rama.
Zhgënjimi i Sabit Brokajt nga “komunisti” Sali Berisha dhe projekti që pushteti t’u mbetej bijve besnikë të Partisë
Ish-deputeti socialist dhe anëtar i Këshillit të të Urtëve në Partinë Socialiste Sabit Brokaj zbardh një mekanizëm që u zbatua për krijimin e elitës së re të Partisë së Punës dhe që çoi Shqipërinë në një transformim të komuanduar me besimin se komunistët duhet të udhëhiqnin edhe ndryshimet demokratike sepse ishin njerëz të mirë dhe e donin vendin. Ai e përcjell këtë si një bindje të tijën ndonëse nuk mohon se është një kriter të cilin e ka ndjekur për anëtarësimet e reja në Partinë e Punës.