kolonializmi
Në prag të një epidemie anti-franceze në Sahel
Franca po humbet ndikimin në Afrikë dhe më e papritura këtë proces po e përcakton deri diku ambicia e Rusisë për të fituar terren në kontinent. Pas largimit të detyruar nga Mali, trupat franceze, të stacionuara me synime kundër përhapjes së terrorizmit në Sahel, po largohen edhe nga Burkina Faso, për t’u zëvendësuar nga rusët e grupimit efektiv “Wagner”.
Është një test i vërtetë për Francën. Nëse nuk do të shohë një valë të tillë në Afrikë duhet të ndryshojë qasjen
Mbreti Philippe i Beligjikës flet për herë të parë për historinë koloniale në Kongo
Mbreti Philippe i Belgjikës është shprehur për herë të parë rreth të kaluarës koloniale në Kongo, ku paraardhësit e tij kanë zbatuar politika të dhunshme me pasojë vdekjen e miliona njerëzve sipas të dhënave të ndryshme.
Tradita e familjes mbretërore belge është heshtja mbi këtë temë delikate, por në kuadër të 60 vjetorit të Pavarësisë së Kongos nga Belgjika, mbreti ka autorizuar një deklaratë përmes së cilës shpreh keqardhjen për ato që ai i quan “plagët e së shkuarës koloniale dhe akte dhune dhe mizorie”.
Dështimi tragjik i botës arabe
Shekulli i 21-të po karakterizohet nga tragjedi që po godasin botën arabe. Forca të tilla si ato tribale, etnike, rajonale, fetare e të tjera, po luftojën me njëra-tjetrën për pushtet, ndërkohë që shtete arabe duket se po shpërbëhen apo edhe shkatërrohen. Ndarja historike mes sunitëve dhe shiitëve është më e thellë se kurrë dhe xhihadistët po fitojnë terren në hapësirën arabe. Prezenca e tyre shtron pyetjen për implikimin që do të kenë në shtete arabe të epokës moderne.
Kolonializmi është gjendje mendore
Pse u rritën shitjet e Kuranit në SHBA në ditët pas 11 shtatorit 2001? Kjo ndodhi se njerëzit mendonin që duke lexuar Kuranin do të kuptonin Islamin, e duke kuptuar Islamin do të kuptonin myslimanët, dhe, nëse do të kuptonin myslimanët, ata do të mund të kuptonin pse u rrëzuan kullat binjake, pse u sulmua Pentagon dhe pse humbën jetën rreth 3000 amerikanë.