KFT
Tjetër denoncim për Facebook: Krijoi monopol me strategjinë "blije ose fundose"
Një tjetër denoncim për gjigantin e mediave sociale. Komisioni Federal i Tregtisë, agjencia amerikane që merret me konsumatorët dhe tregtinë, ka paraqitur një denoncim të ri prej 80 faqesh kundër Facebook për mbajtjen e paligjshme të një regjimi monopol në botën e teknologjisë, raporton CNBC. Një nismë e tillë u paraqit edhe në qershor të këtij viti, por u refuzua nga një gjykatës federal.