Kelsey Piper
Kur patogjenët "arratisen" nga laboratorët, rasti i lisë në vitin 1977
Në vitin 1977 u diagnostikua rasti i fundit i lisë. Viktima ishte Ali Maow Maalin nga Somalia. Organizata Botërore e Shëndetit gjurmoi çdo person me të cilin ai kishte pasur kontakte ballë për ballë, për t’i vaksinuar të gjithë dhe për të gjetur këdo që mund ta kishte marrë virusin. Fatmirësisht, ata nuk gjetën asnjë të tillë. Maalin u shërua dhe lia u duk se kishte ikur njëherë e përgjithmonë.