kastriot cipi
Bjarke, ti je vrasës me pagesë!
Emrin tuaj unë e dëgjova për herë të parë më 23 nëntor 2017. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj, tha në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, se ju ishit ofruar për të projektuar Teatrin e ri Kombëtar të Shqipërisë, madje i kishit paraqitur atij (në mënyrë ende të paqartë për opinionin publik shqiptar) projekt-idenë tuaj “fantastike”. Përralla dukej tepër e bukur për të qenë e vërtetë: Ju, starkitekti (arkitekti yll), projektuesi i një prej kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ishit vetofruar për t’i bërë këtë nder Shqipërisë dhe Tiranës.