judaizmi
Video provokuese e radikalëve hebrej: Kërcejnë me armë dhe çajnë me thikë foton e një foshnje të vrarë. Reagime nga politika
Një video e sekuestruar nga policia izraelite ka provokuar reagime të mëdha. Të rinj ortodoksë hebrejë, radikalë, kërcejnë me armë dhe thika në një dasëm, duke çarë me thikë foton e Ali Dawabsheh, një foshnje e vrarë gjatë sulmeve të verës së shkruar në Duma. Kryeministri Beniamin Netanyahu e ka kritikuar shfaqjen në fjalë, duke e cilësuar atë si kërcënim për sigurinë dhe shoqërinë izraelite. Edhe përfaqësuesi i Unionin Zionist, Tzipi Living, e denoncoi videon duke nënvizuar se: “Judaizmi i atyre që kërcejnë mbi gjakun e foshnjeve, nuk është judaizmi im”.