Jim Carrey Cathriona White
E dashura e ndjerë e Jim Carrey: E martuar, edhe pse 3 vjet pranë aktorit!
Cathriona White ishte e martuar gjatë gjithë kohës që ajo qëndronte në krahët e Jim si e dashura e tij. Ai që po kujdeset për funeralin, dhe që do të dërgojë arkivolin me trupin e saj në vendlindje, Irlandë, do të jetë pikërisht bashkëshorti, idektiteti i të cilit ende nuk është bërë public. Sipas miqve Cathriona kishte menduar që të niste procedurat e divorcit muajin dhjetor. Megjithatë ata ishin të ndarë prej kohësh.
Cathriona dhe Jim janë lidhur bashkë vitin 2012.
Fotot e fundit të Jim Carrey & Cathriona përpara se ajo të vetëvritej!
Këto Janë shkrepur në datën 10 Shtator vetëm pak ditë përpara se Cathriona White t`i jepte fund jetës së saj.
E dashura e Jim Carrey e cila mendohet se mori këtë vendim pas ndarjes me aktorin, shfaqet në fotot e fundit pranë tij, dhe duket vërtetë e lumtur. Ata ndodheshin në Galerinë Kayne Griffin Corcoran, për të parë punën e artisti Aaron Sandnes.
Jim Carrey reagon pas vetëvrasjes të së dashurës !
Komediani Jim Carrey ka reaguar pas lajmit të vetëvrasjes të së dashurës së tij irlandeze Cathriona White, e cila e mori këtë vendim pasi u nda për herë të dytë nga Jim.
Ai thotë:’Jam thellësisht i tronditur dhe shumë i mërzitur, për vdekjen e Cathrionës sime të ëmbël. Ajo ishte me të vërtete e mire, ishte një lule delikate irlandeze shumë e ndjeshme ndaj këtyre që ndodhën. Mbështetja ime shkon ndaj familjes dhe personave të saj të dashur.’
Vret veten e dashura e Jim Carrey pasi ndahet nga aktori (DETAJE)
Cathriona White është gjetur e vdekur mbrëmjen e së hënës , vetëm 5 ditë pasu u nda për here të dytë nga komediani Jim Carrey.
Cathriona ishte vetëm 28-vjec dhe besohet se i dha fund jetës duke kaluar në overdozë. Miqtë që e gjetën fillimisht ishin shqetësuar pasi vajza irlandeze nuk i përgjigjej asnjë telefonate.
Kur shkuan në shtepinë e saj krahas trupit gjetën dhe një letër, ku Cathriona shpjegonte arsyen e vetvrasjes, ajo ishte ndarë për here të dytë me Jim Carrey datën 24 . Jim dhe 28-vjecarja nisën lidhejn verën e vitit 2012.