Jeremy Adelm
Pse është kaq e rrezikshme ideja se bota po shkon drejt rënies përfundimtare?
Mesazhi që vjen nga të gjitha anët është i qartë: bota siç e njohim ne është në prag të diçkaje vërtet të keqe. Nga e djathta, ne dëgjojmë se "Perëndimi" dhe "qytetërimi judeo-kristian" është në rrezikun e të pabesëve të huaj dhe ekstremistëve vendas. Deklinizmi1 i së majtës gumëzhin nga çështje si grushte shteti, regjime që përgjojnë dhe kolapsi i pashmangshëm i kapitalizmit. Për Wolfgang Streeck, sociologun profetik gjerman, është kapitalizëm ose demokraci. Ashtu si shumë qëndrime dekliniste, edhe ai i Streeck paraqet edhe parajsën, edhe purgatorin.