imunologu
Sulçebe: Covid-19 nuk lë pasoja në sistemin imunitar
Mjeku imunolog, Genc Sulçebe të shtunën është shprehur se koronavirusi është një sëmundje virusale e cila transmetohet nëpërmjet rrugëve respiratore, por që nuk e dëmton imunitetin e njeriut. Gjatë një lidhje me Skype për televizionin TVT, Sulçebe tha se imuniteti jonë është aleat në luftën ndaj virusit Covid-19.