imigrante

Propozimi i një miliarderi egjiptian: “Më shisni një ishull ku të strehoj imigrantët”

Postuar në 04 Shtator, 2015 15:25

Perëndimi është në mëdyshje të madhe për valën e imigrantëve që po mbyt Europën. Flitet për identitetin, humanizmin, përgjegjësinë, por edhe kostot. Në këto kushte kur imigracioni është lajmi, ide të reja shfaqen. Një e tillë është ajo e miliarderit egjiptian, Naguib Sawiris, drejtues i Orascom Telecom Media, i cili ka kërkuar nga Greqia dhe Italia, që t’i shesin një ishull, ku të strehohen imigrantët. Sawiris e bën propozimin në Twitter, ku po vetë shton: “Një ide e çmendur? Ndoshta, por të paktën përkohësisht, derisa të kthehen në vendin e tyre”.

Tragjedi në Mesdhe. Mbyten dy barka me 500 persona afër Libisë. I pasqaruar numri i viktimave

Postuar në 28 Gusht, 2015 06:35

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në Mesdhe ku vala me emigrantë që përpiqen të arrijnë Europën nuk duket se mbaron. Mediat raportojnë se dy barka me rreth 500 imigrantë janë zhdukur në brigjet afër qytetit të Zuwaras në Libi. Në barkën e parë ndodheshin 50 persona, kurse në të dytën rreth 500. Raportohet se 201 persona janë shpëtuar nga Roja Bregdetare libiane, ndërsa një qendër në Sabratha afër Tripolit priti 147 njerëz. Nuk ka ende një bilanc për viktimat në këtë rast, që i shtohet serisë së pafundme të rasteve të tilla në Mesdhe.

“Genocid ndaj italianëve. Po zëvendësohen me imigrantë”

Postuar në 17 Gusht, 2015 05:16

Çështja e imigrantëve nxjerr krye si problem serioz politik edhe në Itali. Temën e ka marrë me zhurmë të madhe Matteo Salvini, lideri i Lega Nord(Sekretari federal) i cili gjatë një fjalimi në Ponte di Legno, në provincën e Brescia-s, ka folur me tone të forta. “Është duke u zhvilluar genocid ndaj popullit italian dhe kryeministri Renzi është bashkëpunëtor me skafistët. Imigrantët po zëvendësojnë italianët”, tha Salvini. Më tej ai është treguar i ashpër edhe me përfaqsuesit e kishës, peshkopët, të cilët janë shprehur kritikë ndaj qëndrimeve të Legas.

Situatë e tensionuar mes banorëve dhe imigrantëve në ishullin Kos në Greqi. Kryebashkiaku: Mund të degjenerojë në gjakderdhje

Postuar në 12 Gusht, 2015 09:52

Situata e imigracionit paraqitet dramatike në Greqi. Mediat ndërkombëtare njoftojnë për dhunë të policisë ndaj një grupi imigrantësh në ishullin Kos. Emigrantët ishin mbledhur në një stadium për të marrë dokumentet e imigrimit. Situata është tensionuar në ishull pas një deklarate të kryebashkiakut, Giorgos Kiristsis, sipas të cilit nëse nuk merren masa, mund të ketë edhe gjakderdhje. Sipas tij problemin e rëndon fakti se në ishull ndodhen 7000 imigrantë kur banorë janë 30 000. Imigrantët, kryesisht nga Siria dhe Afganistani kanë protestuar duke këkruar dokumente dhe ushqim.

Subscribe to RSS - imigrante