ilir panda
"Objekti më i shtrenjtë, penda" - replikë me Përparim Kabon
Situata faktike: Pyetja e parë: “Cili është objekti më i shtrenjtë që ke blerë?”
Përgjigja “Një penë ose pendë, bashkë me kallamarin e bojës”, madje kur fillova edhe ta shpjegoja vendin ku e kisha blerë dhe të bëja arsyetimin përse e vlerësoja atë objekt si më të shtrenjtin, personi që pyeste më ndërpreu, duke kaluar menjëherë te pyetja e dytë:
“Po sa kushtonte ajo pena me gjithë kallamarin?”.
Vendosa t’i them çmimin e tregut, “70 dollarë”.
Pyetësi, ndoshta i pakënaqur nga përgjigjet e pyetjes së parë, vazhdoi:
“Sa kushton makina juaj?”.