identifikimi biometrik
Identifikimi biometrik, Hasa: Ka interes nga kompani që e kanë bërë këtë punë më parë
Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje përbën një nga risitë kryesore të procesit elektoral që do të zhvillohet më 25 prill. Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa, thotë se koha është e mjaftueshme për përmbylljen e projektit, por duhet që kryeministri të firmosë për buxhetin.
“E rëndësishme është që ka pasur 6 kompani që i janë përgjigjur thirrjes. Koha është e mjaftueshme. Ka interes nga kompani që e kanë bërë këtë punë më parë. Duhet që procedurat të vijojnë pa vonesë. Qeveria e di që nga marrëveshja e qershorit për koston. Kryeministri e ka letrën mbi tavolinë”, tha ai.
Zgjedhjet 2017, PS: Votimi elektronik, i pamundur. Projekt pilot për numërimin elektronik. Dakord për identifikimin biometrik
Partia Socialiste deklaron se për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 votimi elektronik është i pamundur. Gjatë një tryeze të organizuar për reformën zgjedhore, bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për këtë reformë, Taulant Balla, sqaroi arsyet se përse kërkesa e PD-së nuk mund të realizohet:
“Duhet të kemi parasysh se kjo kërkon një infrastrukturë shumë të mirë teknike, të shtrirë në 5500 qendra votimi dhe më pas në 89 KZAZ.