Zgjedhjet 2017, PS: Votimi elektronik, i pamundur. Projekt pilot për numërimin elektronik. Dakord për identifikimin biometrik
Partia Socialiste deklaron se për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 votimi elektronik është i pamundur. Gjatë një tryeze të organizuar për reformën zgjedhore, bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për këtë reformë, Taulant Balla, sqaroi arsyet se përse kërkesa e PD-së nuk mund të realizohet:
“Duhet të kemi parasysh se kjo kërkon një infrastrukturë shumë të mirë teknike, të shtrirë në 5500 qendra votimi dhe më pas në 89 KZAZ.
Jemi ende në kohën që nëse jo plotësisht, një projekt pilot në zgjedhjet e vitit 2017 të ishte i mundshëm të paktën për pjesën e numërit elektronik. Ndërkohë që identifikimi biometrik është i mundshëm”, tha Balla(http://vizionplus.al/ps-procesi-elektronik-i-pa-mundur/).
Add new comment