homeri

Një vizitë “e hershme” e Homerit në shqip, tashmë online

Postuar në 20 Janar, 2019 13:05

Homeri është një zeje e vështirë. Por shqipja e vogël dhe krenare, një ndër shumë të paktat gjëra me të vërtetë të bukura të këtyre anëve, i është qasur poetit të madh pa droje dhe ja ka dalë. Namin e madh për përkthimin e Homerit, “Iliadës” dhe “Odisesë” e kanë Gjon Shllaku dhe Pashko Gjeçi. Që kanë sjellë në gjuhën tonë vargjet e eposit kryesor të kulturës perëndimore.

Si dëgjoheshin eposet homerike (audio)

Postuar në 28 Prill, 2018 21:49

Eposet Homerike janë të ndara në rapsodi që këngëtarët këndonin  në oborret e sundimtarëve të shquar. Ajo që nuk dimë është si dëgjoheshin vargjet e Homerit në veshët e publikut.

George Danek i Universitetit të Vjenës dhe Stefan Hagel i Akademisë Austriake të Shkencave përgatitën një interpretim që jep një përshtypje të ngjashme si dëgjoheshin këto poezi kur këndoheshin në greqishten e vjetër.

Fragmenti i mëposhtëm është i përbërë nga vargjet  267-299 nga Rapsodia 8 e  ​​Odiseas në të cilën Demodocus këndon për dashurinë e tij për Afërditën.

Seks dhe vdekje te Homeri

Postuar në 22 Shkurt, 2017 03:30

Luftërat trojane përfunduan me humbjen e Trojës dhe rënien e saj në duar të grekëve, shumë prej të cilëve u kthyen në shtëpi. Por i madhi Odise nuk ishte mes tyre. Ai mbeti i izoluar në ishullin e largët të Ogygias, duke shijuar – apo u bezdisur – dhuratat ndjellëse të nimfës së bukur Kalipso. “Odiseja” e Homerit, është siç e dimë të gjithë, historia e udhëtimit të gjatë të Odisesë për të shpëtuar nga Kalipsoja, drejt shtëpisë së tij në Itakë, aty ky gruaja e tij Penelopa pret, e rrethuar në mungesë të tij nga 117 princa të rinj në moshë sa për të qenë djemtë e saj.

Plotësohet edhe dosja e Odiseas: Sipas disa shkencëtarëve heroi mitik i vrau pretendentët më 30 tetor të vitit 1207 p.e.s

Postuar në 01 Janar, 2016 20:18

Disa shkencëtarë në universitetin e Athinës janë përpjekur që të përcaktojnë me saktësi kohore veprimet dhe ngjarjet e poemave homerike: Iliadës dhe Odieseas. Referuar atyre që përshkruhen në poemë, në lojë kanë hyrë edhe astrofizikanët. Të paktën për ngjarjet poemës “Odisea” ku vepron heroi me të njëjtin emër. “Ne besojmë se historia na shpalos disa ngjarje reale. Odisea arriti në Itaka më 25 tetor 1207 p.e.s. Pesë ditë më vonë një eklips diellor u regjistrua në detin Jon. Në këtë ditë Odisea vrau pretendentët.

Subscribe to RSS - homeri