harrison
Dune, Harrison "kriminalizon" Paul Artreides
Në Tiranë po shfaqet së fundmi pjesa e dytë e “Dune”, adaptimi më i fundit i novelës së famshme të Frank Herbert nën drejtimin e Denis Villeneuve. Më i fundit, pasi “Dune” është ekranizuar nga David Lynch më 1984 dhe John Harrison në vitin 2000 në formën e miniserive. Adaptimi aktual ruan strukturën narrative të novelës me disa ndryshime krahasuar me adaptimet e mëparëshme dhe ka investuar në një skuadër aktorësh të njohur.