hap prapa
Një hap prapa, Veliaj pranon rinegocimin e tarifave me biznesin
Dy protesta dhe Erion Veliaj u tërhoq nga këmbëngulja për të injoruar pronarët e lokaleve të kryeqytetit, duke pranuar një rinegocim të tarifave për hapësirat publike dhe tavolinat e bareve, restoranteve apo kafeneve. Kreu i bashkisë së Tiranës pasi dëgjoi shqetësimet e përfaqësuesve të biznesit tha se do të njihet të hënën me propozimet e tyre për të vendosur më pas nëse do të ketë ndryshim apo jo të tarifave. Veliaj ndryshoi dukshëm qëndrimin që kishte mbajtur më herët gjatë ditës për protestën dhe arsyet e rritjes së tarifave.