Hafizi
Dade e Hafizi letër Ruçit për datën e zgjedhjes së kryetarit
Dy deputetet socialiste Arta Dade dhe Mimoza Hafizi, të cilat kanë mbështetur qëndrimet e Ben Blushit për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të Partisë Socialiste, i janë drejtuar me një letër kryetarit të Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ku i kërkojnë që në mbledhjen e Asamblesë para Kongresit të shtohen edhe dy pika që kanë të bëjnë me caktimin e datës për zhvillimin e votimit nga anëtarësia e partisë në shkallë vendi për zgjedhjen e kryeatrit të PS sipas parimit një anëtar një votë dhe paraqitja e platformave nga kandidatët për kryetar të Partisë Socoaliste.
Edhe Hafizi me Blushin
Kritike e hershme e Edi Ramës, deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi ka thyer oportunizmin që karakterizon grupin socialist, duke dalë hapur në mbështetje të platformës së deputetit Ben Blushi për garë në zgjedhjen e kryetarit të Partisë.
“I bashkohem kolegut tim Ben Blushi në kërkesën për respektimin dhe zbatimin e statutit të Partisë Socialiste e normave themelore të qënies bashkë në këtë grupim të madh politik. I kam ofruar mbështjetje në rrugëtimin dhe platformën për Kongresin e ardhshëm të Partisë.