grigor heba
Erdhi Bashkia! Përgatituni për dimër të ashpër në rrugën “Grigor Heba”
Rreth 500 metra larg zonës më luksoze të Tiranës, ish-Blloku, ndodhet rruga “Grigor Heba”. Së pari duhet sqaruar fakti se, shumë pak qytetarë të rinj e dinë, Grigor Heba është një nga Dëshmorët e Kombit, i cili flijoi jetën për një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Për sakrificën e tij, mendoj se kësaj rruge i është vënë emri “Grigor Heba”; pra për ta nderuar atë. Ndërkaq kjo zonë, është edhe një nga zonat më të populluarat të kryeqytetit.