Gjylameti
Gazeta "Bild" nuk është e saktë sepse ka diskriminuar me harresë Hajdutët
Shumica qeverisëse është shqetësuar nga një shkrim i gazetës gjermane “Bild”, shkrim i cili ka dalë me titullin: Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë.
Përmes një daljeje publike deputetja socialiste Blerina Gjylameti shpreh indinjatën e forcës politike që përfaqëson duke shtuar se shkrimi është sponsorizuar nga opozita.
Shkrimi i "Bild" dhe keqpërdorimi i zonjës Gjylameti
Zonja Gjylameti pranoi sot se udhëheqja e Partisë Socialiste është shumë e shqetësuar për shkrimin e gazetës gjermane "Bild“ sipas të cilës Shqipëria është një shtet që qeveriset nga gangsterët dhe ku kryeminsitri i saj është pjesë e një përgjimi në dosjen hetimore 339 për blerjen e zgjedhjeve.
Nuk ka sesi në fakt zonja Gjylameti dhe shokët socialistë të mos shqetësoheshin për skanerin që gazeta gjermane i ka bërë qeverisjes së zotit Rama sidomos për një çështje si ajo e zgjedhjeve, për të cilën ka folur më herët edhe Zëri i Amerikës.