Shkrimi i "Bild" dhe keqpërdorimi i zonjës Gjylameti
Zonja Gjylameti pranoi sot se udhëheqja e Partisë Socialiste është shumë e shqetësuar për shkrimin e gazetës gjermane "Bild“ sipas të cilës Shqipëria është një shtet që qeveriset nga gangsterët dhe ku kryeminsitri i saj është pjesë e një përgjimi në dosjen hetimore 339 për blerjen e zgjedhjeve.
Nuk ka sesi në fakt zonja Gjylameti dhe shokët socialistë të mos shqetësoheshin për skanerin që gazeta gjermane i ka bërë qeverisjes së zotit Rama sidomos për një çështje si ajo e zgjedhjeve, për të cilën ka folur më herët edhe Zëri i Amerikës.
Transparenca.al e këshilltarit Fuga nuk pi ujë në këtë rast dhe as portalet në shërbim të zotit Rama, pasi bëhet fjalë për një nga mediat me tirazhin më të madh në Europë dhe në këtë pikë as Prokuroria me heshtjen e saj enigmatike nuk po e ndihmon qeverinë të çlirohet nga një akuzë me emra konkretë. Megjithatë, qeveria thotë se "Bild" është një media e blerë nga opozita në Shqipëri. Ja çfarë deklaroi sot zonja Gjylameti:
Ata qe paguajne para per te nxire imazhin e Shqiperise ne bote, per te goditur ekonomine dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenare per zullumet qe i bejne Shqiperise.
Cilat janë në fakt zullumet e opozitës?
Gjylameti aludon për një shkrim të paguar duke nënkuptuar një lobim të PD-së për të nxirë imazhin e qeverisë, por pa dhënë prova për këtë pretendim. Televizoni ERTV që promovohet si paqyrë e së vërtetës në lidhje me punët e qeverisë nuk ka arritur të zbardhë ndonjë kontratë apo të marrë ndonjë pohim nga gazeta në fjalë nëse është paguar dhe sa është paguar për të trajtuar një problematikë të tillë.
Nga ana tjetër publikut nuk do t'i mbetej qejfi nëse gazeta "Bild" do ishte paguar nga ndonjë oligark afër kryeministrit për të përmirësuar imazhin e tij, siç nuk i ka mbetur kur nga zyra e shtypit të qeverisë mediave u shpërndahen linqe portalesh dhe shkrimesh pro qeverisë.
Kryeministri publikon vazhdimisht në profilin e tij shkrime të portaleve apo revistave të huaja periferike që prezantojnë Shqipërinë si oaz turistik, për të cilat nuk kemi pse të mos dyshojmë se janë paguar nga qeveria. Le të kujtojmë se ka qenë Partia e zonjës Gjylameti, duke nisur që nga sekretari Balla e deri tek ish-sekretari digjital Peza që kanë sulmuar PD-në për qëndrimin që kjo e fundit ka mbajtur ndaj shkrimit të "Mother Jones" për kontratat e lobimit të PD-së apo për reagimin e Sali Berishës ndaj shkrimit të New York Times para disa vitesh.
Pse kur raportimet e mediave ekspozojnë qeverinë shkrime të tilla janë në shtrembërim të së vërtetës? Për më tepër që deklaratën e saj Gjylameti nuk kundërshtoi dhe nuk mohoi asnjë nga pretendimet e gazetës "Bild", me argumentin se çdo realitet që atashohet me akuzat e opozotës apriori duhet të jetë i pabesueshëm.
Ne Shqiperi askush nuk beson vertetesine e nje artikulli ku deshmitare jane nje ish-minister i opozites dhe nje gazetar i oborrit te opozites"-tha Gjylameti.
Por provat tregojnë të kundërtën, dy ministra të Brendshëm të akuzuar nga opozita për lidhje me trafikantë drogë janë shkarkuar, njëri prej tyre ka shkuar në gjyq. Kryebashkiakët apo deputetetët që opozita denoncoi si persona me të shkuar kriminale u provuan si të tillë nga ligji i dekriminalizimit. Dako i akuzuar si pjesë e dosjes 339 nuk do të rikandididohet pas akuzave për lidhje me elementë kriminalë.
A do të ndërmarrë zoti Rama një tur të ngjashëm me atë të Italisë për të dhënë intervista si në Porta A Porta dhe të bindë gjermanët se e vërteta nuk është ajo thotë gazeta "Bild"? Le të presim e të shohim çfarë do na rezervojë strategjia e komunikimit të zotit Rama kësaj radhe..
Comments
Kush? Gazeta Bild? Ah, u
Kush? Gazeta Bild? Ah, u muarem vesh!
Add new comment